top of page

Une dhe Bosi jemi nje !

Ne ora 19.15 perpiqesha te isha perpara televizorit dhe perqendrohesha per 5 minuta ne ekranin e tij. Ishin momentet me gazmore te dites sime. Kjo ndodhte disa dekada me pare, kur isha nje femije 6-7 vjecar, i terhequr nga filmat vizatimore qe i shihnim fshehurazi ne kanalin e Televizionit Jugosllav te Shkupit … Natyrisht qe “filmi” me i preferuar ishte “Tomi dhe Xheri”, por ndodhte qe here pas here shfaqej dhe dicka tjeter. Nje rast i tille ishte dhe cikli “Hipo dhe Cipo” … qe nuk me bente ndonje pershtypje te madhe. Kur u rrita, dhe vendin e kureshtjes femijnore e zuri nje interesim me i gjere, kuptova se Hipo dhe Cipo ishin vertet “personazhe reale”. Ne dokumentaret nga bota e kafsheve tregohej nje raport i vecante qe egzistonte midis disa qenieve te medha dhe te fuqishme si hipopotamit, rinocerontit apo buallit dhe disa zogjve qe jetonin duke u ushqyer me parazitet qe strehoeshin ne trupat e kafsheve te permendura. Zogjte e vegjel ju afronin nje sherbim unik te “medhenjve” dhe keta te fundit i lejonin “voceraket” te jetonin mbi kurrizin e tyre.

​

Rhino-and-oxpeckers-1.jpeg

Morrat, pleshtat, mizat apo krimbat qe bezdisnin “Bosin” ishin nje ushqim shume i mire, permeteper afronin mbrojte strategjike. E kujt ja mbante te sulmonte nje zog qe “hapej bythsh” mbi bririn e rinocerontit ? Dhe per me teper, ne se nje “Bos” ngordhte, bie fjala e hanin kafshet e tjera, zogjte e vegjel gjenin menjehere nje “Bos” tjeter dhe i sherbenin atij me te njejten devotshmeri. 

Natyrisht, qe ketu nuk ka azgje te jashtezakonshme, eshte zinxhiri i jetes ku secila hallke perpiqet te egzistoje sipas mundesive qe i afrohen. Jam plotesisht dakord me kete kendveshtrim. Kjo eshte natyra e gjerave. Vdiq mbreti i vjeter, rrofte mbreti i ri … Jeta vazhdon !

Nga ana tjeter, dikush do te thote: jepi kredit zogjve te vegjel; nuk eshte kollaj te lepish bythen e bosave gjithe jeten tende. Edhe kete mendim dhe shpjegimi e pranoj. 

Por ajo qe me ben te kruaj koken eshte rasti kur njerit nga ketyre zogjve te vegjel i lind ideja se eshte i preferuari i kafshes se fuqishme dhe fillon te kendoje kengen: “Une dhe Bosi jemi nje”

​

Janar, 2022

​

​

bottom of page