top of page

Noli dhe gjysma tjeter e tij

Noli ka qene nje "pene e madhe" ! Shkrimet e tij me kane terhequr qe ne moshe te re. Bile dhe sot, here pas here, i rilexoj disa nga punimet e tij. Nuk ka diskutim qe ai mbetet nje gjeni i Letersise dhe Artit Shqiptar. Megjithate, trajtimi qe i eshte bere figures se Fan Nolit ka patur luhatje te medha; tjeter ne kohen e Zogut (Noli u denua me vdekje ne mungese), tjeter ne kohen e Enverit (Noli ishte pro-enverist), tjeter ne kohen e "demokracise"... Secili sistem eshte perpjekur te prezantoje nje Nol sipas kritereve/qellimeve specifike dhe kjo eshte e kuptueshme. Gjate viteve te fundit ai eshte bere nje figure qendrore e nacionalisteve shqiptare shume nga te cilet nuk e kane idene qe ligjerish Noli nuk u be kurre nenshtetas shqiptar por preferoi te mbante nacionalitete te tjera ! Materiali i meposhtem jep informacion te detajuar mbi kete ceshtje dhe te pathenat e tjera te Nolit.  

*****

Ne nje moment te jetes se tij njeriu fillon te ndaje fantazite poetike nga realiteti dhe nis te kerkoje dicka me shume; bie fjala kush ishte ne te vertete autori i poezive dhe perkthimeve aq te bukura ? Pikerisht kjo ndodhi dhe me mua. 45 vjet pas njohjes se pare me Nolin mu zgjua kureshtja te mesoja me shume rreth ketij personi kontradiktor. Mbase vjersha e tij, ajo qe pershkruan realizimet gjysmake te shqiptareve, me beri te "germoj" ne faqet e shtypit Amerikan per te zbuluar "gjysmen tjeter" te Fan Nolit.

“Bishopi pa Atdhe” sic e perkufizonte ate nje gazete Amerikane kishte nje karakter te pa qendrueshem. Per shembull, ai do te sulmonte Asamblene e Lidhjes se Kombeve me fjalor rrugaci dhe pak me vone do ti lutej po te njetes organizate per ndihme. Gazeta Amarillo Globe (Texas) ne nje shkrim te saj te dates 14 Shtator, 1914, shkruan:

"Bishop Fan Noli, Kryeministri i Shqiperise, duke prishur atmosferen miqesore qe rrethonte Lidhjen e Kombeve ne Gjeneve, i rreferohet propozimit te Dawes per demshperblimet, (Behet fjale per kompesimet financiare te Luftes se Pare Boterore - shenimi im), si 'skemen me te ngateruar, komplikuar, djallezore'; 'nje levizje gazrash te brendeshme' dhe 'super-fllusken me te madhe qe historia ka krijuar'. Megjithate, kjo skeme do te provohet. Historia do te tregoje kush ishte me i zgjuar; Gjenerali Dawes apo Kryeministri Shqiptar"(1).

Shpesh here paqartesite ideologjike te Nolit ishin ekstreme; ne te njejten interviste ai do te shfaqte dy pozicione diametralisht te kunderta dhe shembujt vazhdojne ... Per nje person te tille shume-dimensional, sic ishte Fan Noli, mund te shkruhet nje liber i tere por nuk eshte ky qellimi im; Ajo qe une dua te them eshte se figures se tij politiko-fetare i duhet hequr shkelqimi i panevojshem dhe i tepert. Ai ishte nje nga ata persona (si dhe shume politikane te tjere ne historine e Shqiperise) qe kur fillon “te fryje dhe te bjere” rrembejne c’te mundin dhe ja mbathin !

Nga bashkekohesit e tij Noli ishte mbase personi me i njohur shqiptar ne Amerike. Kjo lidhet me aktivitetin e tij politik dhe fetar. Por si e ka pare shtypi dhe politika Amerikane Nolin, kete figure te komplikuar ? Emri i tij fillon te shfaqet rreth vitit 1920. Eshte me shpesh i permendur gjate viteve 1924 - 1925 dhe me pas rrallohet. Harrohet per shume kohe dhe rishfaqet ne vitin 1932. Eshte viti kur ai ri-kthehet perfundimisht ne USA dhe me veshtiresi arrin te mare lejene e emigrimit(2). 

Noli hyri ne historine e Shqiperise si nje person i rendesishem ne mezin e vitit 1924, kur u be udheheqesi politik i "Revolucionit te Qershorit". Shume eshte thene per kete ngjarje, (qe ne fakt ishte nje lufte civile), por pak eshte permendur per lidhjet e Nolit me Italine. Ai ishte i preferuari i Italise dhe u be zbatues dhe mbrojtes i politikave dhe interesave Italiane ne Shqiperi. Gazeta e njohur Washington Post(3), ne nje editorial te saj, ku tregohen qarte qellimet dhe objektivat e Nolit, midis te tjerash, shkruan: 

 

"Bishop Fan Noli i eshte drejtuar Italise. Ne shkembim te nje kredie prej 100,000,000 lirash, ai do ti akordoje Italise privilegje speciale ne kerkimin e naftes per te cilen dihet se vendi afron mundesi te medha(4). Gjithashtu, privilegje speciale do ti afrohen transportit detar, tregetise bregdetare dhe ndertimit ne Shqiperi te magazinave te mallrave nga kapitalistet italiane. Permeteper, bishopi premton te perdore te gjitha mundesite e tij per bashkimin e kishes Orthodokse Greke me ate Orthodokse Uniate(5) ne menyre qe ta sjelle kete bashkim me afer Kishes Katolike. .... Ne se ne Shqiperi do te zbulohet nafte ne sasira te medha, dhenia e te drejtes ekskluzive Italise per nxjerrjen dhe shfrytezimin e saj do ta vinte vendin ne nje pozicion debitori kaq te lidhur me kreditorin sa qe pavaresia e tij (Shqiperise) do te vihej ne rrezik”(5).

"Revolucioni i Qershorit" deshtoi dhe vendin e Nolit e zuri Zogu, i cili nga ana e tij braktisi jugosllavet, qe e ndihmuan te merrte pushtetin, dhe u lidh me italianet ... historia perseritet. Noli bashke me shume "shoke, miq dhe kolege" u largua per ne Itali duke mos harruar te rrembenin dhe thesarin e vendit. Ja si i pershkruan momentet e fundi te Nolit dhe qeverise se tij gazeta Amerikane Billing Gazzete (Montana) ne nje shkrim te dates 27 Djetor, 1924, me nentitull: Ne krye te rebeleve, ish kryeministri (Zogu) hyn triumfues ne kryeqytet por gjen qe kabineti qe u largua kishte mare me vete te gjthe floririn.

"Nga hoteli ku po rija pashe me syte e mi largimin e Fan Nolit ne nje automobil te ngarkuar me valixhe. Ne te njejten kohe, ne Ministrine e Finances fondet shteterore ishin duke u ngarkuar ne nje automjet" .... "Durresi mbeti per dy dite pa qeverisje sepse prefekti qe perfaqsonte kabinetin e Fan Nolit ja mbathi duke mare me vete 150,000 lira floriri nga zyra postare"(6). 

Me sa duket, plackitja e thesarit shteteror eshte nje fenomen i zakonshem ne historine shqiptare ... Noli la Italine dhe u vendos ne Austri dhe me vone ne Gjermani. Ne Viene ai pati nje prezence te dukeshme midis personave qe ishin larguar nga Shqiperia. Nje gazetar i "Syracuse Herald" ne nje artikull te tij me titull "Banditet ne qytetin e Vienes kane sjellje aristokrate" shkruan: 

 

"Udhetimet si gazetar, qe une kam bere neper Ballkan, me kane sjelle ne kontakt me shume njerez interesante. Por, Fan Noli, nje perzierje e cuditeshme e nje besimtari fetar dhe politikani, ky ish-aktor i kthyer ne burre-shteti, ky i shkolluar i Harvardit i shendruar ne prijes banditesh paraqit enigmen me te veshtire per tu kuptuar nga te gjithe rastet e tjera" ...... "ai e shikon plotesisht te mundeshme qe gjate javes te ingranohet ne politike dhe te Djele te predikoje ne kishen e Tiranes"(7).

 

Nuk dihet shume c'beri Noli pas largimit nga Shqiperia deri ne vitin 1932 kur ai ju drejtua perseri Amerikes. Duke u perpjekur te gjej materiale te hereshme ku behet fjale per prezencen e Nolit ne USA gjeta disa dokumenta ku shfaqet emri dhe firma e tij. Nje i tille tregohet me poshte. Behet fjale per regjistrimin e popullates amerikane gjate Luftes se Pare Boterore. Eshte nje dokument i dates 12 Shtator te vitit 1918, (ne kete date u be regjistrimi i gjithe popullates mashkullore te USA nga mosha 18 deri ne 45 vjec), Ne kete certifikate Fan Noli ka dhene informacin te "gabuar" rreth ditelindjes se tij. 

Noli-USA-military-document-1-R.jpg

Perse Noli deklaroi se ka lindur me 5 Janar 1879 ? Personalisht mendoj se ky nuk eshte nje gabim "pa dashje" i Nolit. Ai njeri me inteligjence te larte nuk do te kishte ngateruar ditelindjen. Me sa duket Noli ka patur nje identitet te dyfishte. Per ta bere me te kuptueshme ate qe dua te them po paraqit nje regjistrim te ngjashem te bere ne vitin 1942. Kete radhe Noli deklaron se ai ka lindur me 6 Janar te vitit 1882. Kjo date mbahet si ditlindja e tij "zyrtare". 

Noli-USA-military-document-2-R.jpg

Nuk kam idene pse Noli ka paraqitur dy identitete. Kam arritur ne konkluzionin qe deri nga fundi i viteve 1910 ai ka paraqitur si ditelindje 5 Janarin e vitit 1879. Persa i perket races/etnicitetit ai ka kaluar nga Turke ne Shqiptare, ndersa nacionalitetin/shtetesine ai nuk e ka deklaruar Shqiptare. Keto te dhena jane bazuar ne dokumente zyrtare te kohes, disa nga te cilat paraqiten me poshte.

Ka disa paqartesi rreth origjines familiare te Fan Nolit; ka shume hipoteza dhe hamendje. Bile dhe vete Noli hedh me shume hije sesa drite ne te kaluaren e tij. Dihet me siguri qe ai ka patur nje vella te qojtur Demitri. Kjo duket qarte ne regjistrimin qe Fan Noli ka bere me 12 Shtator, 1918 kur deklaron se njeriu me i afert i tij eshte i vellai, Demitri S. Noli. Per mua, hipoteza se familia ka mbajtur mbiemrin Mavromati duket pa shume baze. Kjo sepse vellai i tij qe kishte emigruar ne Amerike ne fillim te viteve 1900 mbante mbiemrin Noli. Mendoj se Fan Noli mund te jete qojtur Mavromati si nje "llagap" i bazuar ne syte e tij te zinj (ose e jema eshte martuar dy here dhe femijet kane mare mbiemrin e burrit te dyte - Noli). Demitri S. Noli shfaqet ne nje liste udhetaresh te vitit 1907. Ai deklarohet me shtetesi Turke dhe etnicitet Grek. Demetri e quan te vellane tij Frank (Amerikanizim i emrit Fan) dhe banues ne 53 Clarendon, Boston. Ne kete adrese ka banuar dhe punuar Fan Noli.

Demetrios-Noli-military-document-1-R.jpg

Le ti kthehemi emigrimit te Nolit ne USA. Autoritetet e Emigracionit Amerikan nuk i dhane atij leje te menjehereshme qendrimi. Noli u mbajt perreth nje jave ne ishullin Ellis ku degoheshin personat qe tentonin te hynin ne USA por kishin probleme te ndryshme me dokumentat, ligjin apo rregullat Amerikane. Ne dokumentin e meposhtem, qe tregon arritjen e Nolit ne New York ne daten 21 Tetor 1932, permbi fjalen Albanian eshte shenuar fjala "Investigate". Inspektori i emigrimit me emrin Jones, ka intervistuar Nolin ne oren 11.45 te dates 26 Tetor. Me pas, atij ju dha e drejta e emigrimit ne Amerike por ai nenshkroi nje dokument ku deklaroi se nuk do te merrej me politike dhe zbatonte rregullat perkatese te qeverise Amerikane. 

Noli-Arrival-Investigate-1-R_edited.jpg

Ne daten 8 Prill, 1936 Fan Noli mbushi kerkesen per te mare nenshtetesine Amerikane. Dhe ketu del nje nga surprizat me te medha te jetes se Nolit; ai nuk kishte shtetesi shqiptare ! Nuk e di c'fare e ka shtyre ate te mos merrte shtetesine shqiptare por e di me siguri qe po te kishte dashur ai do ta kishte mare ate per 2-3 dite ... Apo kishte "abandonuar" ai shtetesine shqiptare qe mund ta kishte mare dikur ? Meqenese ligji Amerikan ne ate kohe nuk lejonte dy-shtetesine, Noli ka hequr dore nga shtetesite e meparshme, ciladoqofshin ato; Turke apo Gjermane ? Per kete duhen te kerkohet ne gazetat zyrtare te vendeve respektive. 

Noli-USA-German-Turkish-Nationality-Red-

Aplikimi dhe aprovimi perfundimtar per marrjen e nenshtetesise Amerikane, Noli e beri ne daten 6 Dhjetor 1939. Deshmimtaret e ketij akti ishin Gerim (Qerim) Musa Panariti dhe Lazarus Michael Philipou. Dokumenti i firmosur prej tij, deshmimtareve dhe gjyqtarit amerikan paraqitet me poshte. 

Noli-USA-citizenship-1.jpg

Noli dhe kisha Orthodhokse Shqiptare

Kjo eshte nje teme e keqtrajtuar dhe e deformuar ne ekstrem. Roli i Nolit ne shkaterimin e Orthodhoksise Shqiptare dhe lidhjet e saj me Orthodhoksine Ballkanase ishte i konsiderueshem. Pa dyshim qe mbas perpjekjeve te tij te "sinqerta" fshiheshin objektiva te tjere, kryesisht politike. Nje pershkrim i situates se kishes dhe mardhenieve midis grupeve te ndryshme te besimtareve Orthodhokse jepet ne raportin qe diplomati finlandez Jakob Johannes Sederholm, i derguari special i Lidhjes se Kombeve per Shqiperine, pergatiti per organizaten ne fjale. Sederholm jetoi ne Shqiperi nga 19 Dhjetori 1922 deri ne 1 Shkurt 1923. Ne konkluzionet e tij, qe ishin bazuar ne fakte reale nga Shqiperia e asaj kohe, mbi gjendjen e Kishes Orthodhokse thuhet: 

"Hiresia e tij Fan Noli, dhe drejtues te tjere fetare Shqiptare qe erdhen nga Amerika ne Korce vazhduan perpjekjet e tyre per krijimin e kishes Orthodhokse Shqiptare. Ata ishin ndihmuar nga disa nacionaliste, shumica e te cileve gjithashtu erdhen nga Amerika. Autoritetet Shqiptare, qe i shihnin me sy te mire aspiratat e tyre, i mbeshteten ata. Ky grup nacionalistesh mori me force nen kontroll disa kisha ne Korce dhe filloi te jepte meshen ne gjuhen Shqipe. Por, sic shume njerez me kane treguar, shumica e popullates Orthodhokse ishte armiqesore kunderejt ketyre zhvillimeve dhe ata protestuan duke mos shkuar ne kishe. Si rezultat u krijua nje ndarje e rrezikeshme"(8).

Se sa Orthodhoks ishte Noli dhe kisha apo levizja qe ai perfaqsonte, kete e tregon fotoja e meposhtme ku ai pozon me korrin e kishes, mbase diku ne Boston, USA. Duket qarte qe ketu kemi te bejme me nje kishe te "Amerikanizuar" qe s'kishte te bente fare me Orthodhoksine tradicionale Shqiptare. Eshte e tepert te zgjatem ne kete teme.

Noli-Church-Choir-1.v2.jpg

Permbledhje

 

Noli ze nje vend shume te rendesishem ne Letersine dhe Artin Shqiptar. Shkrimet e tij nuk jane te shumta ne numur por ato jane nga me cilesoret ne fushat respektive, qofshin keto poezi, proze apo shqiperime. Punimet e tija letrare u kthyen ne "standart cilesor" dhe kete pozicion e ruajne edhe sot e kesaj dite. Megjithate, Noli poet, Noli prift dhe Noli politikan jane gjera krejt te ndryshme. Duke anashkaluar anen fetare, personalisht mendoj se si politikan ai ishte nje aventurier dhe enderrimtar qe deshtoi ne shume drejtime. 

Duke u kthyer perseri tek pyetja: Si i vleresoi aktivitetet dhe perpjekjet e Nolit shtypi dhe qeveria Amerikane ? E pergjitheshmja eshte se ai u konsiderua si nje politikan amatoresk, nje person pa ndonje ide te qarte rreth qeverisjes se vendit dhe i pa qendrueshem. Ne diten kur Noli po largohej nga Shqiperia per ne Itali, gazeta Washington Post, ne artikullin "Intriga Bolshevike" shkruan:

"Kur qeveria e Fan Nolit njojti regjimin Sovjetik si qeverine zyrtare te Rusise, pa vonuar Moska dergoi ne Tirane nje delegacion, perfshi dhe nje specialist ushtarak, i cili menjehere filloi te 'peshkonte ne ujra te turbullta' dhe armatosi bandat e paligjeshme shqiptare te cilat bastisen territoret Greke dhe Jugosllave. Se c'fare avantazhi shpresoi te perfitonte kryeministri Shqiptar nga njohja e regjimit Sovjetik eshte shume e paqarte. Mundet qe ai thjesht deshironte te tregonte rendesine e qeverise se tij ose shpresonte te merrte nga Moska ndihme materiale dhe financiare qe nuk arriti ta merrte ne Gjeneve. Si do qe te kete qene, keto veprime e bene ate qe tani te korre ato qe mbolli"(9).

C'fare do te thote shkruesi i fragmentit te mesiperm kur thote qe Noli nuk arriti te merrte ndihme ne Gjeneve ? Behet fjale per nje takim te Asamblese se Kombeve te Bashkuara ne te cilen mori pjese dhe Noli si Kryeminister i Shqiperise. Disa nga historianet dhe studiuesit shqiptare shpesh i referohen fjalimit te Nolit ne kete koference si nje fjalim qe tronditi Europen dhe Ameriken ... Ne te vertete, ishte nje fjalim populist, arogant dhe aspak diplomatik. Ai i cilesoi perpjekjet qe kishin bere disa shtete dhe peronalitete te njohura te kohes per krijimin e nje pakete kompesimi dhe ndihme per vendet e demtuara nga Lufta e Pare Boterore si "pordhen me te madhe" qe njerzimi kishte pare ndojehere. Personi qe Noli sulmoi indirekt ishte Gjenerali Amerikan Charles Gates Dawes, qe me vone u be dhe zevendes-president i USA (4 Mars, 1925 – 4 Mars , 1929). Dawes ishte ideatori i paketes ligjore qe detyronte Gjermanine te paguante demshperblime lufte. Per punen dhe kontributin e tij ne vitin 1925 Dawes mori cmimin Nobel per Paqe. Pra, perfundimisht historia tregoi se Dawes ishte me i zgjuar se Noli ! Nolit, ketij burri pa atdhe, si mbeti tjeter vec se te kerkonte strehim ne Amerike. 

Shenime dhe sqarime te rendesishme rreth shkrimit

1- The Amarillo Globe (Texas); Sunday, September 14, 1924

"Bishop Fan S. Noli, Premier of Albania, spoiling the sweet spirit that floats over the League of Nation at Geneva, speaks of the Dawes reparations scheme as a 'tortuous, complicated, diabolical, infernal combination of bubbles' and the most colossal super-bubble modern history has produced'. Nevertheless, the scheme is to be tried. History will tell whether General Dawes, or the Premier of Albania was the wiser".

2- Kur ishte ne pushtet Noli kishte njohur qeverine Bolshevike dhe kishte pranuar keshilltare nga Moska. Ai kishte pikpamje majtiste, disa here ekstreme dhe kishte marre pjese ne punimet e Kominternit. Amerikanet e konsideronin kete si nje problem serioz. Permeteper ai nuk kishte tendenca pozitive kundrejt biznesit dhe politikes Amerikane, Britanike dhe perendimore ne pergjithesi. Rast konkret ishte ndalesa/pengesa qe ai i beri nje kompanie Angleze te ngritur posacerisht per kerkimin, nxjerjen dhe shfrytezimin e naftes ne Shqiperi.

3- The Washington Post. Washington: Sunday, August 10, 1924

Article: Albanian Politics and Oil.

“Bishop Fan Noli has turned to Italy. In return for a loan of 100,000,000 lire, he offers to accord to Italy special privileges in the search for the oil, for which the country is known to offer great possibilities. Special privileges are also offered Italian shipping in the coasting trade and the establishment of warehouses in Albania by Italian capitalists. The bishop further promises to use all his efforts to bring about a union between the Greek Orthodox church and the Uniate Orthodox church in order to bring it closer to the Catholic church. .... If oil should be discovered in large quantities in Albania, an exclusive rights to its exploitation by Italy would constitute a lien on the country so strong that its independence would be jeopardized”.

4- Gjate Luftes se pare Boterore inxhinieret Italiane dhe Austriake menduan se kishin zbuluar sasira te medha nafte ne Shqipeine jugore. Ishte pikerisht ky lajm qe zgjoi interesat e politikes dhe ekonomise Angleze dhe Amerikane qe nxituan te tregonin kujdes ne ceshtjen Shqiptare. Studiues dhe historiane te ndryshem mbeshtesin teorine se intersat e shfrytezimit te naftes ndihmuan ne stimulimin e krijimit te shtetit shqiptar, perndryshe prespektivat e tij ishin te zymta dhe mbase nuk do te ishte krijuar fare. Me vone doli se nafta ne Shqiperi ishte nje kalkulim i gabuar dhe interesi per vendin u zbeh ...

5- Uniate - Behet fjale per nje bashkim te Kishave Lindore qe kane lidhje te drejtperdrejte me Kishen Katolike/Vatikanin. Qellimi i Nolit ishte largimi i ndikimit Grek dhe Sllav dhe afrimi me Papen e Romes/Katolicizmin. 

6- Billings Gazette (Montana), December 27, 1924

Article: Victor grins at Tirana but finds no cash.

Former Albanian Premier leading rebels makes triumphal entry to capital only to find fleeing cabinet took all gold. 

Carry founds off in autos

"From my hotel I witnessed the departure of Fan Noli in an automobile loaded with valises. Simultaneously at the Ministry of Finance, the state funds were being loaded in an automobile" .... "Durazzo remained for two days without a government because the prefect representing the cabinet of Fan Noli fled, carrying with him 150,000 lire in gold from the postal office".

7- Syracuse Herald (Syracuse New York), July 5, 1925

Article: "Bandits have nice etiquette in Vienna city" 

"As a journalist my wanderings in the Balkans have brought me into touch with many strange persons, but Fan Noli, this odd mixture of zealot and politician, this ex-actor become a stateman, this Harvard graduate become bandit leader presents the most baffling puzzle of them all" ....."he found it quite possible to engage in politics during the week, and yet to preach in the church at Tirana on Sundays".

8 - http://www.albanianhistory.net/1923_League-of-Nations/index.html

"Rev. Fan Noli and other Albanian orthodox clergymen came over from America to Koritza, where they continued their efforts to create a national Albanian Orthodox Church. They were assisted by a number of nationalists, most of them also emigrants returned from America, and the Albanian authorities, who looked on their aspirations with favour, gave them support.

The nationalist party seized some of the churches in Koritza and started the celebration of mass in the Albanian language, but as I have been told by many people, the majority of the orthodox population were hostile to these measures and protested by not frequenting these churches. Thus a dangerous schism was menacing". 

9- Washington Post, December 26, 1924

Article: Bolshevist Intrigue

"When the Fan Noli government recognized the Soviet regime as the Government de jure of Russia, Moscow promptly sent a delegation to Tirana (including a military delegate) which at once began 'to fish in troubled waters' and arm bands of lawless Albanians to raid Greek and Jugoslav territory. What advantage the Albanian Premier hoped to get by this recognition of the Soviet regime is far from clear. He may simple have desired to show the importance of his government or he may have hoped to obtain from Moscow the material and financial aid he failed to find in Geneva. In any case, by his actions, he is now reaping the whirlwind".

bottom of page