top of page

Keshilli i larte i drejtesise dhe “bukuroshja ngjyre floriri”
 

Athenaus ishte nje mendimtar, gjuhetar dhe shkrimtar grek qe ka jetuar rreth 1800 vjet me pare. Shume pak punime te tij i kane mbijetuar kohes. Personalisht mendoj se c’faredo qe te ndodhe me veprat e Athenaus, nje krijim i tij do te jetoje deri ne pafundesi … Behet fjale per historine e Frinit, femres “fatale” qe i “preku zemren” keshillit te larte te drejtesise ! Athenaus jetoi 5 shekuj me vone se Frini por kjo nuk e pengoi ate te merrte historine e saj dhe ta kthente ne nje mesazh te pavdekshem.

Jean-Léon_Gérôme,_Phryne_revealed_before

Frini dhe Aeropagus*

Historia e ka zanafillen ne vitin 371 para Eres Kristiane kur lindi dhe personazhja kryesore e ketij shkrimi. Emri i saj i vertete ishte Mnisareti qe do te thote “dikush qe respekton virtutet morale”. Nuk dihet si e solli jeta por Mnisareti u kthye ne nje lloj “femre te embel” qe e pelqenin shume burra te fuqishem dhe vendimares te kohes. Nga lidhjet dhe mardheniet qe ajo kishte me kasten drejtuese arriti te grumbulloje nje pasuri shume te madhe, sa qe thuhet se sponsorizoi dhe ndertimin e murreve te qytetit te Thebes te cilat i kishte shkateruar Aleksandri i Madh. Nga Mnisareti ajo u quajt Frini sepse kishte nje paraqitje fizike shume te vecante; me sa kuptohet ka patur lekure te bardhe dhe floke te verdhe si ar … Gojedhenat thone se trupi i saj u kthye ne nje simbol bukurie dhe ishte modeli i disa sklupturave te famshme. Bile, mendohet se skluptura e pare nudo e nje femre ne Greqine e lashte qe i dedikohej Afrovitit, perendeshes se bukurise dhe dashurise, ishte nje “kopje e Frinit”. 
 

Njerezimi ka njohur shume “femra fatale”, por Frini ishte e para qe hyri ne historine e shkrojtur dhe mbase e fundit qe do te dale nga historia ne kete fushe. Per kete, merita kryesore i takon mbrojtesit te saj, oratorit Hiperidis, qe ishte nje nga “miqte e ngushte” te saj.

 

Frini u akuzua per imoralitet; nje akuze e rende qe mund ta conte ne vdekje. Ajo u nxor perpara Aeropagus*. Akuzen e kishte pregatitur Anaksimenes, nje tjeter orator i degjuar i kohes dhe mesues i Aleksandrit te Madh. Hiperidis duke kuptuar qe akuza dhe fjalimi i Anaksimenes ishin te mire pregatituara dhe kishin terhequr mendimin e pergjithshem ne favor te denimit kapital te Frinit, mori nje vendim qe la gjurme te perhereshme ne historine boterore. Ai e vendosi Frinin perpara jurise dhe me delikatese i hoqi asaj mantelin me te cilin mbulohej. Bukuria fatale shokoi trupin gjykues !

Kush nga burrat e “keshillit te larte te drejtesise” do te merrte guximin te ndeshkonte shembelltyren e Afrovitit, perendeshes hyjnore ?

Pas nje gumezhitje te vogel dhe ferkim sysh, situata u kthye totalisht ne favor te Frinit. Nga nje "mekatare" ajo u kthye ne nje "perendeshe" te pafajshme dhe te plotfuqishme. Gjyqi u kthye ne nje farse ...
Mbase shume nga “gjykatesit dhe mbrojtesit e drejtesise", kishin rrene ne gjunjet e saj. Mbase dikush “ishte shkrire” nga ledhatimet e saj fatale. Mbase dikujt tjeter i kishte dale gjuha apo syte nga vendi, por kjo s’ka shume rendesi. Rendesi ka mesazhi qe ky veprim la mbas; nje mesazh qe ka mbetur aktual per 2300 vjet.

 

Per nje moment une do ta shoh kete histori nga nje pozicion tjeter dhe do te them: Korrupsioni kur del zbuluar, ashtu si Frini, eshte fatal ! A mund te injorohet trupi magjepes dhe ledhatimet maramendese te bukuroshes qe shkelqen si ar ?

 

* Ne sistemin Grek te drejtesise, Aeropagus eshte institucioni i Gjykates se Larte.

bottom of page