Ethet e Presidentit ...
Gjate 100 viteve te fundit, me dashje apo pa dashje, Shqiperia ka ndryshuar disa here formen e saj te qeverisjes. Me se fundmi ajo eshte kthyer ne Republike Parlamentare. Megjithese ndryshimet jane te dukeshme, prape se prape, sot vendi ka nje sistem qeverises te mbi-ngarkuar, burokratik dhe me rendiment te ulet. Numri i madh i punonjesve dhe funksionareve te administrates shteterore i ngjan gjyles se rende te lidhur ne kemben e te burgusurit dhe eshte burrim i vazhdueshem korrupsioni aktiv apo pasiv. Dhe padyshim nje shpenzim i madh ekonomik. Pa hyre ne hollesira qe jane thene dhe sterthene me mijera here, tabela e meposhtme tregon sektorin legjislativ ne raport me popullatat respektive dhe nivelin ekonomik te vendeve ballkanike. Ne pamje te pare, numrat te japin pershtypjen se Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqiperia jane vende me demokraci te zhvilluar sepse ato kane shume deputete ne raport me popullaten e pergjitheshme. Por ne realitet ndodh dicka tjeter; vendet me perqindje me te larte deputetesh kane zhvillim me te ulet ekonomik. Per ta bere diskutimin me "pikant" po krahasoj dy vende "rivale", Shqiperine dhe Serbine. Shifrat tregojne se 1 deputet shqiptar "kujdeset" per 20,269 banore dhe vendi ka nje prodhim te pergjithshem nacional 14.80 bilion Dollare Amerikane. Ndersa 1 deputet serb "kujdeset" per 27,632 banore dhe vendi ka nje prodhim te pergjithshem nacional 52.88 bilion Dollare Amerikane. Te dhenat behen akoma me interesante kur mer vesh se nje deputet shqiptar paguhet me shume se nje deputet serb. Pra deputeti shqiptar "kujdeset" per me pak banore, punon ne nje ekonomi me te dobet, por per cudi paguhet me shume se homologu i tij serb.
Besoj se ka arrdhur momenti per te nxjere mesime nga gabimet e bera gjate kesaj peridhe te veshtire dhe te zgjatur tranzicioni. Mendoj se nje hap pozitiv do te ishte reduktimi i numrit te deputeteve, dhe njekohesisht ngritja e kritereve per zenien e ketij pozicioni me qellim eleminimin e mundesise se hyrjes ne parlament te "kaubojsave" apo "biznesmeneve" famoze ...
Eshte me se e qarte qe Shqiperia, (ashtu si edhe disa shtete te tjera te vogla ballkanike), eshte nje nje vend me "sovranitet te kufizuar" dhe mbarevajtja e saj vendoset ne zyrat e te "medhenjve", por kjo nuk do te thote qe standartet e qeverisjes te ulen deri ne ate nivel sa qe kryeministri te deklaroje qe ai firmos nje "kapice me letra" pa e patur idene se c'fare shkruhet ne to.
Me sa duket, nje pjese e mire e popullates shqiptare eshte dakord qe qeveria shqiptare te kthehet ne nje "qeveri rajonale" ku vendimet kryesore per te ardhmen e vendit te merren ne ambasadat dhe zyrat perendimore. E pare nga ky prizem, natyrshem lind pyetja perse duhet pozicioni i ministrit te bujqesise, industrise, mbrojtjes, etj, kur keto sektore jane ne varesi te plote te faktoreve te jashtem ? Keto funksione mund te permbusheshin nga persona teknike, profesionaliste te pregatitur, qe do ta benin punen shume me mire se militantet partiake qe kalojne nga nje post ministror ne nje tjeter. Shkurtime dhe riorganizime te tilla do te conin ne qeverisje me efikase dhe kursime fondesh qe mund te investoheshin ne fusha te tjera.
Po presidenca ? Perse duhet ky institucion ?
Kaq i paqarte eshte pozicioni i "Presidentit te Republikes" sa qe ditet e fundit kane "hedhur" kandidaturen per kete post dhjetra persona duke filluar nga mendimtare, historiane, politikane, humoriste ... Nuk eshte cudi qe njerzit te kene krijuar idene se Presidenti eshte nje figure simbolike dhe ka nje pune disi zbavitese qe fare mire mund te mbulohet duke mbajtur fjalime boshe, bere gjeste patriotike me kembe e duar, apo leshuar flete-lavderimi dhe dekorata.
E c'fare ben Presidenti qe nuk e bej dot une ? - do te pyese dikush.
Une ka punuar 30 vjet ndersa Zt. Meta as edhe nje dite dhe u be person i pasur dhe i famshem duke thirrur, share dhe ofenduar kundeshtaret e tij politike - do te vazhdoje ai.
Mbase personi ka te drejte - i them vetes - duke mu kujtuar ai dokumentari rreth shtepise se Zt. Meta ku dhe macja kishte "tualeten" e saj private. Nuk e di ne se Zt. Meta mbante qen ne shtepi dhe ne se qeni kishte banjen e tij apo ndante te njejten banje me macen, por duke patur parasysh qe pozicioni i Presidentit te Republikes eshte pikerisht sheshimi i mosmarveshjeve midis paleve "kacafytese" them se ai me siguri qe do te kishte gjetur nje zgidhje tamam si ne Parlamentin Shqiptar.
Prill, 2022
Shenim: Tabela eshte ndertuar bazuar ne te dhenat e Bankes Boterore per vitin 2020.