Petraq-Guri-Madhi-Skenderbeu-2.jpg

Dikur historografia dhe arti shqiptar kishin disa standarte. Edhe ne kohen me te ashper te 'Realizmit Socialist' egzistonte nje fare lidhje midis fakteve historike dhe krijimtarise artistike. Sot keto parametra nuk egzistojne me. Nje keqinformim i tejskajshem ka zene vendin e references shkencore. Padija, injoranca dhe idjotesia po kthehen ne fenomene fare normale. Ne median publike dhe sociale shfaqen idera nga me ekstremet. Shume ngjarje dhe persona historike tjetersohen; nxirren nga thellesite e shekujve dhe vishen me ngjyrat e nacionalizmit ekstrem te shekullit te 21-te. Kuptohet, nje nga figurat me te permendura eshte Skenderbeu dhe natyrisht flamuri i tij. Me patjeter, Skenderbeu duhet te jete 100% shqiptar. Ndersa flamuri i kuq me shqiponjen dy-kokeshe padyshim flamuri i tij. 

Me siper, tregohet nje punim i piktorit Guri Madhi(1). Emrin e pagezimit ai e kishte Petraq. Ne traditat familiare shqiptare, emri Guri i vihej nje te porsalinduri ne rastet kur nje femije i lindur para tij nuk kishte jetuar gjate. Gjithashtu, ne greqisht Petraq do te thote 'Guri'. 

Punimi ne fjale quhet 'Rikthimi i Skenderbeut ne Kruje'. Ne pikture bien ne sy dy detaje:

1- Flamuri i Skenderbeut eshte i paqarte

2- Ne plan disi dytesor duket fare qarte flamuri bizantin; nje shqiponje dykokeshe ne nje fushe te verdhe. Shih rrethin e bardhe.

Personalisht mendoj se autori ka dashur te transmetoje dy mesazhe. Se pari, nuk dihet saktesisht c'fare flamuri ka perdorur Skenderbeu. Se dyti, egzistojne dokumenta qe vertetojne lidhjen e familjes Kastrioti me Kishen Orthodokse, dhe si rrjedhim me Bizantin.

Guri Madhi kishte qene anetar i Partise Komuniste Shqiptare. Me vone ishte perjashtuar nga partia, por megjithate ai ishte dekoruar me titullin 'Artist i Popullit'. Lind pyetja: Si ka mundesi qe censura e ashper e kohes te lejonte nje piktor te paraqiste nje flamur te paqarte kombetar dhe nje flamur thellesist fetar ne nje tablo ku tregohej clirimi i Krujes ?

Besoj se pergjigjia eshte e thjeshte; intelektualet e asaj kohe kishin me shume standarte shkencoro/historike dhe ne fund te fundit, Skenderbeu dhe Bizanti ishin pjese e historise se larget. Armiku i komunisteve shqiptare ishte dikush tjeter ... 

Sot gjerat kane ndryshuar rrenjesisht. Dikush ka vendosur te rishkruaje historine sipas mendjes se tij. Jo vetem qe Skenderbeu ishte shqiptar, por te tille ishin gjithe aleatet apo bashkeputoret e tij. Edhe ne se ka ndonje fakt kokeforte qe provon te kunderten, nje shqiptarizim emrash e zgjidh situaten. Me poshte  tregohet nje foto nga stendat e Muzeut Kombetar ne Tirane. Behet fjale per 'Lidhjen e Lezhes' te vitit 1444 dhe pjesemaresit e saj. Nuk dihet me saktesi se kush mori pjese ne te. Burrime te ndryshme japin emra te ndryshem. Ajo qe duket qarte eshte prania e emrave/mbiemrave sllave. 

Dikush do te thote se emrat nuk tregojne perkatesi etnike. Bie dakord deri ne nje pike. Nga ana tjeter pyes: A egzistonte koncepti i etnicitetit ne ate kohe ? Ose me sakte, a kishte etniciteti kuptimin apo rendesine qe ka ne vitin 2022 ?

Dhe dicka tjeter; A hyjne emrat, mbiemrat, besimet fetare, simbolet identifikuese ne kategorine qe quhet etnicitet ? 

Lidhja-e-Lezhes-Emrat-R.PNG