- Jo ata por edhe una sikur te kisha ndejt, jo 6 po 2 muaj, kisha tuj bo komunist dhe kapercy komunistit.

- E cdomethene kjo, o zoti prefekt ?

- Kjo domethene se ata tashtina jan bo komunista me shkolle dhe po te dalin perjashta kushedi se care bojne. 

Reshtat e mesiperme jane shkeputur nga "komedia" Prefekti, nje krijim i "Realizmit Socialist" qe ne pergjithesi degjeneroi dhe shkateroi vlera kulturore dhe shpirterore qe ishin krijuar me shume perpjekje ...

Fragmenti tregon bashkebisedimin e Prefektit, Qazim Mulleti, me nje grup personash qe i kerkojne atij te leshoje nga burgu familjaret e tyre qe qeveria i ka futur ne burg padrejtesisht. Arsyetimi i Prefektit eshte i thjeshte: Presioni qeveritar te tjeterson. 

*****

Nuk e di perse, por ky moment "komik" me ben te mendoj rreth historise se Skenderbeut. Si arriti nje femije i mare peng ne moshen 9 vjecare, qe do te rritej dhe edukohej ne nje ambjent nen ndikimin e thelle te fese Myslymane, te mbante besimin e te pareve te tij ? A eshte kjo e mundur per nje femije te kesaj moshe larg ngrohtesise dhe ndikimit familiar ? E vertit kete ide ne koke dhe dal ne konkluzionin se Skenderbeu nuk eshte rritur si "devşirme" apo "femije takse" ne oborrin e sulltanit. Perndryshe, ai do te ishte transformuar ne nje myslyman te devotshem dhe jo ne nje "kampion te krishterimit" sic Papa i Romes e kishte karekterizuar ate. 

Historiografia moderne ka arritur te zbuloje dokumenta te rendesishme qe provojne se Skenderbeu, si djale i nje vasali te sulltanit, mori pjese ne disa fushata ushtarake te Perandorise Otomane, por ai nuk ishte jenicer kariere. Midis te tjerash, edukimi i tij i larte per kohen e largon ate nga rangjet e ushtareve dhe e fut ate ne klasen drejtuese. Ku i mesoi Skenderbeu gjuhet qe zoteronte ? Ta zeme se ai ishte 100% shqiptar, ku dhe perse i mesoi ai serbo-kroatishten e vjeter, greqishten, italishten, etj. Dikush do te thote se ai u edukua ne oborrin e sulltanit dhe aty kishte disa nga mesuesit dhe rrymat me progresive te kohes, gje per te cilen une bie dakord. Atehere lind pyetja; mire greqishten si gjuhen e kultures dhe biznesit te asaj kohe, mire otomanishten si gjuhen e pushtetit, po sllavishten e vjeter perse do ta mesonte ai ? 

Duke lene mbrapa shume te panjohura dhe hamendje kthehem ne pyetja: Kush ja vuri emrin Skenderbeut ?

Dikush thote se ja vuri nje dervish, dikush thote se ja vuri nje hoxhe bektashi, dikush tjeter thote se ja vuri sulltani vete ... Pa vazhduar me tej duhet te saktesohet se cili ishte emri "origjinal" i Skenderbeut; ose me e sakte, cili ishte emri i pagezimit te Skenderbut ? 

Le ta nisim me periudhen kohore kur lindi Skenderbeu (filimi i viteve 1400). Ne ato vite te largeta besimi fetar luante nje rol thelbesor ne jeten e njerezve, ndersa emrat dhe mbiemrat sherbenin si "pashaporte"; pra tregonin kush ishte kush. Ne ato kohe nuk kishte emra te bere vete, nuk kishte emra "patriotike" apo emra te realizmit socialist. Emrat ishin pjese e egzistences dhe trashegimise kulturore. Natyrisht qe i jati dhe e jema e Skenderbeut do ti emertonin femijet e tyre bazuar ne traditat familjare. Ata do te "ngjallnin" te paret dhe te dashurit e tyre. Permeteper, emrat do te ishin te tradites kristiano-orthodokse, kryesisht te linjes sllavo-greke. Vete emrat e familjes flasin per kete afrimitet. I jati i Skenderbeut quhej Jovan(1), e jema Vojsava, ndersa vllezirit dhe motrat e tij quheshin:

Reposh, Kostantin, Stanisha, Mara, Jela, Angelina, Vlaika, Mamica. 

Le te mbetemi tek Skenderbeu; ka disa variante te emrit te tij; George, Georgi, Đurađ, etj. Versioni shqiptar Gjergj nuk haset ne asnje material te dokumentuar historik. As Noli vete nuk e permend kete emer ne punimin e tij te mbrojtjes se Doktorates ne Filozofi Te titulluar: George Castrioti Scanderbeg. Me sa duket, Noli e perdori emrin Gjergj per konsum te brendshem, ndersa kur perballej me profesionalistet e fushes ai perdorte emrat e treguar ne burrimet e verifikuara historike. Secili mund te zgjedhe nje nga emrat e siperpermendur sipas deshires se tij; Por si u kthye emri i pagezimit ne Skanderbeg ?

Ka shume hipoteza dhe sugjerime. Ajo qe dihet me siguri eshte qe emri Aleksander perkthehet ne turqisht si Iskander. Qe ketu emri, me nje deformim te vogel, kthehet ne Skender ... Skander-Beg. 

Noli, ne studimin e tij thote qe mundesia me e madhe eshte qe i jati i Skenderbeut ti kete sugjeruar djalit te tij te merte nje emer te besimit myslyman dhe Aleksander ishte nje emer nderi ! 

Po perse Aleksander dhe jo nje emer tjeter. Ka qene nje tradite e njohur qe prinderit i pagezonin femijet me 2 emra, nje emer kryesor dhe nje emer dytesor. 

Vula qe tregohet ketu thuhet se ruhet ne Muzeumin Nacional te Danimarkes. Nuk dihet kur dhe kush e ka krijuar ate. Nuk dihet ne se eshte e vertete apo fallco. Nje studjues Danez, Dr. Peter Pentz, shume vite te kaluara ka shkrojtur nje artikull rreth kesaj vule. Mendohet se vula eshte krijuar per Skenderbeun qe ne kete 

 

† AΛΕΞΑΝΔΡΟΣ ∙ ΕΛΕΩ ∙ ΘΥ ∙ ΟΛΥ ∙ Τ ∙ ΡΩΜ ∙ ΟΜΕΓ ∙ ΑΥΘ ∙ ΤΟΥΡ ∙ ΑΛΒ ∙ ΣΕΡΒΙ ∙ c . ΒΟΥΛΓΑΡΙ ∙ ΒΑΣΙΛΕΥΣ ∙

Pak a shume, keto jane fjalet dhe kuptimi i vules: Aleksandros - Meshirplote - Zoti - I - Te - Gjithe - Romioi - I - Madherishmi - Perandor - I  ......  

1- Deformimi nga Jovan, ne Gjeovani, ne Gjon eshte rezultat i "katolocizimit" te historise se familjes se Skenderbeut.

Material mbi materialet rreth skenderbeut: https://www.jstor.org/stable/26375790?read-now=1&seq=1#page_scan_tab_contents

Shiko faqen 60 - Paolo Angelo - Ne fund te faqes ka material interesant. 

Ne faqen 61 - "TVRCHI" dhe "SVA VITA" germa "V" perdoret per "U" keshtu qe IUAN eshte IVAN 

Fan Noli - Skanderbeg - https://archive.org/details/georgecastriotis00noli/page/n11/mode/1up?ref=ol&view=theater

Shiko faqen 16-17 Skenderbeu i ritur kur e mori sulltani, po ashtu faqen 39

 

 

 

Rasti Kastrati - Edith Durham - Kastrati ishte ngujim serb dhe shqiptaret erdhen me vone. Fut fragmentin e High Albania. 

Jovan Radonić - Đurađ Kastriot Skenderbeg i Arbanija u XV veku (istorijska građa), Spomenik XCV, Srpska kraljevska akademija, Beograd, 1942.

Ti thua mendimin tend, une tund koken time ...