Ne pergjithesi, historianet/studjuesit e sotem ‘projektojne’ ne panelin e historise nje film te shkurter, bardh e zi dhe me levizje te shpejte, qe i ngjan krijimeve te kinemase se hereshme kur filmi pa ze shfaqej ne nje pelhure dhe mbrapa saj dikush i binte pianos sipas deshires dhe talentit te tij duke u perpjekur te ndiqte ritmin e levizjeve te aktoreve. 

Per historiografine ‘zyrtare’ shqiptare, pak a shume, ky film fillon me hipotezat iliro-pellazge, vazhdon me 20 vitet e Skenderbeut dhe mbyllet me Nene Terezen. Nje shtrirje kohore 2500 vjecare kthehet ne nje dokumentar qe i ngjan hyrjes se filmit ‘Kapedani’. 

Nga ana tjeter, 5 shekujt e dominimit otoman perkufizohen si nje lufte e vazhdueshme e Skenderbeut dhe pas-ardhesve  te tij qe rezistuan Sulltanin deri ne vdekje … Por sa afer te vertetes eshte ky version ? 

 

Nje studjues i mirenjohur i historise se shqiptareve te shekujve 15-te, (nje periudhe kur otomanet morren nen kontroll shume hapesira Ballkanike), ishte historiani turk Halil Inalcik (1916-2016). Shkrimet e tij paraqisin informacione te detajuara jo vetem per boten akademike por edhe per lexuesit e thjeshte apo dashamiresit e historise. Si lexues pasionant, midis studimeve te tjera, une do te vecoja librin e tij me titull: Suret-i Defter-i Sancak-i Arvanid.

Ne kete shkrim do te perqendrohem kryesisht ne 2 kapituj; ne ate te emrave/mbiemrave te personave dhe ne ate te emrave te vendbanimeve qe shfaqen te regjistruar ne defteret e Portes se Larte te vitit 1431-1432. Ne ate kohe emri/mbiemri nuk ishte nje ‘kapistall’ sic mund te thote dikush … por ishte nje lloj leter-njoftimi dhe identifikimi ! 

 

Po e nis me emrat/mbiemrat e besimit myslyman. Defteret e vitit 1431-1432 deshmojne se 6 mbiemrat me te perhapur myslymane te asaj kohe ishin: Yusuf, Ali, Hizir, Hamza, Ilyas, Isa, Karaca, Mustafa. Kuptohet qe midis tyre kishte dhe shume te krishtere qe ishin konvertuar ne myslymane. Bien ne sy te konvertuarit nga familiet e degjuara, si Muzaka, Komneni, Araniti, etj. Me poshte paraqitet nje fragment nga pershkrimi i timarit te Yuvanit te jatit te Iskender Bey ose sic njihet gjeresisht, Skenderbeu. 

Iskenderbeg-314.PNG
Iskenderbeg-324.PNG
Iskenderbeg-335.PNG

Dicka interesante, pervec Skenderbeut, emri Iskender shfaqet dhe 3 here te tjera, pra edhe persona te tjere ne ne ate kohe e perdornin kete emer.

Mbiemra te tjere te perdorur gjeresisht ishin: Yakub, Ahmed, Musa, Umur, Mahmud, Dogan, Ajdin dhe Shahin. Duhet theksuar se ne ate kohe shpesh here emrat dhe mbiemrat perzieheshin dhe zevendesonin njeri-tjetrin. Ky ka qene nje fenomen i zakonshem deri ne fillim te shekullit te 20-te. 

Ne rekorde ka dhe shume emra/mbiemra qe i perkasin grupeve te popullatave turke, arabe, selcuke, tatare, etj. Pershembull, disa here haset emri/mbiemri Barak, nje emer ky tipik arab qe nuk perdoret me nga shqiptaret. 

Po ashtu ka emra qe i perkasin grupeve hebraike. Nje mbiemer i hasur 3-4 here eshte Oliveri. Bile, nje burre i qojtur Israil eshte martuar me nje vajze myslymane babai i te ciles quhej Muhammedi. Ka shume mundesi qe djali i ketij cifti te jete qojtur Salih.

Nje familje hebraike ka patur nje timar, shih me poshte:

Ka emra qe tregojne perkatesine etnike si psh, Arnavudli, Selcuk, Tatar, Turk, etj. 

Nje regjistrim qe me ka bere pershtypje eshte ai i Timarit Barda. Ne pershkrim thuhet se i jati i timariotit Barda quhej Fatmir. Fatmiri kishte vdekur. Ai kishte qene nje 'bandit i pa-fe'. Mbase emri Fatmir ka patur nje perdorim te hershem midis shqiptareve ...

 

Ne defterin ne fjale listohen dhe emrat/mbiemrat e shume burrave te krishtere. Te tille jane: Aleksi, Andre, Dimo, Dobrilie, Duka, Dusho, Gergi, Gin, Gön, Karlo, Komnin, Kondo, Kozma, Laskari, Lazari, Muzak, Nikola, Pavlo, Petro, Todor, Tuda, Yorgi, Zenebissi, etj. 

Kuptohet, pjesa dermuese e timarioteve mbanin emra myslymane. Nga 335 timariote te regjistruar ne defterin e vitit 1431-1432 vetem 60 vazhdonin te ishin te krishtere. Pjesa tjeter ishin muslymane te sjelle nga zona te tjera te Perandorise Otomane ose ish te krishtere te konvertuar. 

Kush ishin te konvertuarit; po te ardhurit ? 

Ne shkrimet e tij, Inalcik trajton fenomenin e konvertimit ne Islam te ‘udheheqesve’ timariote, dhe ne te njejten kohe hedh drite ne politikat e zevendesimit te popullatave te zonave te ‘nxehta’ me banore te sjelle nga vende te ndryshme qe ‘Porta e Larte’ kishte nen kontroll. Inalcik shkruan se ne pergjithesi, pas pushtimit “nje sanxhak otoman do te ruante kufij te ngjashem me ato qe kontrolloheshin nga zoteruesit e tij para-osmane. Ne keto raste krijohej nje klase vasale e cila perbehej nga mbijetues te regimeve te vjetra dhe personave te vendosur rishtazi ne zonat ne fjale, qofshin keta njerez nga hapesirat perreth apo te larguar me force nga diku tjeter. Shpesh here, brenda nje gjenerate, brezat e vjeter dhe pasardhesit e tyre do te humbisnin identitetin jo-osman kryesisht duke u konvertuar nga te krishtere ne myslymane. Keshtu qe se bashku me asimilimin e tyre, nje principate qe kishte qene e pavarur, ose pjese e nje sistemi te ngjashem, do te kthehej ne nje sanxhak normal otoman”.

 

Ne studimin e titulluar: Metodat otomane te pushtimit, Inalcik shkruan: 

“Duke u bazuar ne defterin e Albanias, shume te debuarve nga disa pjese te Azise se Vogel, si pershembull nga Saruhan, Djanik, Paphlagonia, Tarakliborlu (Bolu), dhe Vize (ne Thrake), ju ishin dhene timare ne kete vend. Kjo kishte ndodhur midis viteve 1415 dhe 1430”

Kete konkluzion, Inalcik e mbeshtet ne te dhenat e defterit te lartpermendur ku tregohen persona me mbiemer Saruhan si mbajtes timaresh. Nje tjeter fis nomadik turk, pjestare te te cilit u shperngulen ne provincen Arnavid, quhej Saluria. Mbase fshati Salaria (nje deformom i fjales saluria) eshte tregues i kesaj shperngulje.  

Ne te njejten kohe, otomanet shperngulen nga tokat e tyre nje numur te madh te krishteresh te Arvanid-it. Shume nga ata u cuan ne zona te ndryshme te Turqise. Mendoj se ne keto vite kane levizur drejt jugut dhe jane vendosur ne Peleponez nje pjese e konsiderueshme e arvanitasve, por kjo eshte nje teme tjeter. 

 

Pika me e forte, qe per mendimin tim tregon vendosjen e popullatave te huaja ne territorin e Arvanid-it, eshte prezenca e madhe e hoxhallareve dhe imameve ne regjistrimet e kohes (1431-1432). Eshte ne kufijte e te pamundures qe brenda nje periudhe 10-15 vjecare te krijohet nje shtrese e edukuar fetare. Pregatitja e hoxhallareve kerkonte kohe dhe njohuri te mirefillta te fese Islame. Keto njohuri dhe institucione mungonin totalisht ne zonat e trajtuara ne kete shkrim. Si cdo fe tjeter, dhe Myslymanizmi eshte perhapur nga njerez te trajnuar dhe pregatitur ne kete fushe. Ne kete kendveshtrim, mendoj se perhapesit e pare te myslymanizmit ishin vete te shperngulurit nga zona qe i perkisnin fese myslymane.

Procesi i islamizimit te albanasve/shqiptareve vazhdoi per disa kohe. Te paret qe u konvertuan ishin ish klasat sunduese, shtresat me te varfera e ndoqen kete proces me ngadale. Bazuar ne dokumentat e Portes se Larte albanasit ishin myslymanizuar masivisht ne fund te viteve 1500 dhe fillim te viteve 1600.